Akademia e Farmacisë "Eureka"

A pathway into the pharmaceutical industry

“A PATHWAY INTO THE PHARMACEUTICAL INDUSTRY”
Është një trajnim i organizuar nga Akademia e Farmacisë “Eureka” dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Trajnimi ka për qëllim të aftësojë profesionistë farmacistë e kimistë që dëshirojnë të punojnë në industrinë farmaceutike, si dhe studentë të cilët kanë dëshirë të njihen më nga afër me punën në industri. Nëpëmjet këtij trajnimi interaktiv 3 ditor (4, 5 dhe 6 Nëntor) ju do të keni mundësi të:
– Merrni njohuri kryesore të kërkesave aktuale të GMP-së Evropiane dhe aplikimin e tyre në industrinë farmaceutike.
– Njiheni me rregullat dhe kërkesat ndërkombëtare të prodhimit steril të barnave.
– Kuptoni konceptin e validimit të proceseve të prodhimit, si një ndër aspektet bazë të Garantimit të Cilësisë dhe si ta aplikoni atë në procese të ndryshme prodhimi.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të testohen mbi njohuritë e fituara dhe në bazë të rezultateve do të kenë mundësinë e një punësimi ose internshipi në Kompaninë Farmaceutike Profarma sh.a. Trajnimi është i akredituar dhe në përfundim të tij çdo pjesëmarrës do të çertifikohet.

“A pathway into the pharmaceutical industry” është një vlerë e shtuar për të gjithë!

Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Për informacion më të plotë dhe regjistrime.
Nr. Kontakti: 0682133878

Email: pharmatraining.info@gmail.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAL