Që prej muajit shtator 2019 Shqipëria u bë pjesë e vendeve që aderojnë në konventën evropiane të Farmakopesë, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që përcakton standartet e cilësisë dhe kon- trollit për sektorin farmaceutik. Ratifikimi nga Parlamenti i dha fund një neglizhence institucionale 24 vjeçare, që e kishte mbajtur Shqipërinë si të vetmin vend në hapësirën evropiane jashtë konventës. Pakkush mund të ndjehet sot më i gëzuar nga ky vendim sesa Admir Malaj, farmacis- ti alumn i Shkollës së Studimeve Politike, i cili nisi katër vite më parë një aktivizim të mirëfilltë advokues për këtë çështje.
Insistimi i tij i palodhur në çdo takim me diplomatët e huaj, angazhimi i studentëve të farmacisë, por dhe mediatizimi i kësaj problematike, mund të thuhet tashmë se
ia kanë vlejtur. Kjo është padyshim njëra nga historitë e suksesit të kontributit që ofrojnë alumnët e Shkollës në proceset e politikëbërjes dhe nxitjen e reformave të rëndësishme integruese në vend.
Si një profesionist dhe kërkues shken- cor në fushën rregullatore farmaceutike, Admir Malaj u bë pjesë e Shkollës së Studimeve Politike të gjeneratës 2015. Falë programit të Shkollës, atij iu dha mundësia që të vizitonte Këshillin e Ev- ropës dhe misionin diplomatik shqiptar në Strazburg, aty ku ndodhet edhe selia e Farmakopesë. Në pritjen e shtruar nga ambasadorja Ardiana Hobdari, Admiri pati mundësinë që të diskutonte mbi prob- lematikën e sigurisë farmaceutike, si dhe për Farmakopenë evropiane. Vendi ynë gëzonte statusin e vëzhguesit në këtë organizëm, por nuk kishte përfaqësim të rregullt në aktivitetet e tij. Ambasadorja shprehu interesimin e vazhdueshëm të misionit për anëtarësimin në Farmakope si dhe ftesat e dërguara institucioneve përgjegjëse për të pasur një përfshirje më të madhe.
Në vazhdim të këtij takimi, Admiri mundësoi vendosjen në kontakt të am- basadores me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Barnave. Si pasojë e këtij rrjetëzimi një delegacion nga Shqipëria u ftua në mbledhjen e rradhës të Farma- kopesë, një përfaqësim i munguar prej shumë vitesh nga institucionet shqiptare. Gjatë vitit 2016 dhe më vonë, vizitat e delegatëve shqiptarë në takimet e Farmako- pesë u shpeshtuan por për fat të keq, ky komunikim nuk u shoqërua me një rezu- ltat pozitiv. Për shkak të disa ndryshime në pushtetin ekzekutiv që prekën edhe institucionet përgjegjëse për politikat në Shëndetësi si dhe mbarimin e misionit të zonjës Hobdari në Strazburg, u duk se heshtja do të mbulonte përsëri këtë inisi- tivë. “Në këto momente e kuptova se nuk mjaftonte vetëm sensibilizimi dhe ven- dosja në kontakte e aktorëve për të arri- tur një hap të tillë. Ishte i nevojshëm një angazhim më i strukturuar advokimi ndaj institucioneve publike”, kujton Admiri.
Si një alumn i Shkollës, Admiri u për- zgjodh në vitin 2016 për t’u bërë pjesë e një trajnimi mbi advokimin dhe nismat publike, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Admir Malaj, alumni i gjeneratës 2015 Ndërmjet të tjerash, ai pati mundësi të informohet nga stafi i shkollës dhe trajnuesja znj. Sashenka Lleshaj, mbi mënyrën më të mirë për të çuar përpara një nismë ligjore, sepse anëtarësimi në Farmakopenë Evropiane kërkonte mi- ratimin e ligjit të posaçëm për ratifikimin të konventës në Parlament. “Njohuritë e fituara në këtë trajnim më ndihmuan që të ndërtoj një strategji advokimi ndaj poli- tikëbërësve. Përfshirja e aktorëve të ndry- shëm në këtë proces ishte çelësi për të arritur rezultate”, nënvizon Admiri. Kësaj radhe ai e filloi ndërhyrjen e tij nga bota akademike. Admiri ndërmori takime sensibilizuese me kolegë kërkues e pedagogë në fushat farmaceutike dhe me studentët e depar- tamentint të farmacisë. Në fund të vitit 2017, së bashku me këta të fundit, ai filloi një fushatë sensibilizimi në rrjetet sociale me hashtag #DuamFarmakopeSiGjithëEv- ropa, si dhe disa shënime shoqëruese, që shërbyen për informimin e disa mediave online dhe ato vizive. Kjo ndihmoi që Far- makope të bëhej e njohur për herë të parë nga publiku i gjerë. Në Prill 2018 Admiri do të tërhiqte vëmendjen e diplomatëve të Delegacionit të Bashkimit Evropian me diskutimin e tij gjatë dëgjesave të shoqërisë civile në vijim të publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian. Ai do të nënvizonte edhe njëherë përfundimin e raportit mbi “mos qënien në linjë me acquis të legjis- lacioni mbi barnat”, që të kujtonte edhe njëherë se Shqipëria nuk ishte ende pjesë e Farmakopesë. Advokimi u intensifikua më tej, kur në maj 2018, u angazhuan në këtë fushatë edhe një grup studentësh të departa- mentint të farmacisë pranë Universitetit të Tiranës. Të rinjtë dërguan një kërkesë zyrtare informacioni pranë institucioneve përgjegjëse mbi ecurinë e ratifikimit të konventës. Admiri nuk ishte më i vetëm në këtë rrrugëtim falë insistimit të palod- hur disavjeçar. Në përgjigjen ndaj letrës së studentëve nga Avokati i Popullit, kon- firmohet për herë të parë se Ministria e Shëndetësisë kishte iniciuar procesin për ratifikimin e konventës, në bash- këpunim me Ministrinë e Jashtme. Pas 24 vitesh neglizhence, më në fund procesi i anëtarësimit në Farmakope po bëhej re- alitet. Ministria e Shëndetësisë finalizoi me sukses procesin ligjor dhe falë tij në shta- tor 2019, Shqipëria u bë vendi i 39 që aderon në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane. Ky anëtarësimin krijon mundësitë për standarde cilësie dhe sigurie të barnave, duke na afruar gjithnjë e më shumë me tregun e për- bashkët Evropian. Miratimi i saj gjithashtu krijon më shumë mundësi rritjeje profe- sionale për farmacistët shqiptarë dhe gjithë sektorin farmaceutik të vendit. “Kur shoh sot pas në kohë, ndjej një Përgatit brezin e ri të liderëve kënaqësi shumë të madhe për faktin se së bashku me kolegë dhe studentë të farmacisë kemi qenë të aftë të vendosin dhe mbajmë fort në agjendën e poli-tikëbërësve ratifikimin e konventës për përpunimin e Farmakopesë Evropiane”, shprehet Admiri, në përmbylljen me suk- ses të një advokimi që ka zgjatur mbi katër vite. Admiri dëshiron të mos mbajë për vete të gjitha meritat e kësaj inisi- ative: “Nuk do t’ia kisha dalë mbanë pa mbështetjen e shumë aktorëve që u përf- shinë në këtë aventurë të gjatë. Shkolla e Studimeve Politike, ka qenë mbështetës- ja e nismës falë edukimit mbi advokimin dhe nismat publike, por dhe rrjetëzim- it me aktorë të tjerë, që mund të çonin edhe më përpara këtë proces. Një meritë e veçantë i takon Ministrisë së Shëndetë- sisë që është nismëtare dhe finalizuese e ratifikimit të konventës. Kjo mendoj është sinergjia e duhur midis politikëbërjes, shoqërisë civile dhe akademisë, që i duhet vendit për të bërë në një brez atë që mund të bëhet në dy apo tre breza”.